“NUK NA E BON DOT NE ZOTI KRYEMINISTËR”/ Flori dhe Bruno i “bashkohen” protestës së studentëve (FOTO) – AlpeGossip
“NUK NA E BON DOT NE ZOTI KRYEMINISTËR”/ Flori dhe Bruno i “bashkohen” protestës së studentëve (FOTO)

“NUK NA E BON DOT NE ZOTI KRYEMINISTËR”/ Flori dhe Bruno i “bashkohen” protestës së studentëve (FOTO)

Prej ditësh studentët në të gjithë Shqipërinë janë duke mbajtur protesta me anë të të cilave kërkojnë përgjysmim të tarifave, rritje të peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritje të përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

Ajo që dukshëm ka rënë në sy është se shumë prej tyre kanë tërhequr vëmendje me parulla e pantakarta në të cilat vihet re kretiviteti dhe shfytëzimi i shprehjeve në përditshmëri për të kërkuar të drejtën e tyre. Të frymëzuar nga internet dhe memet e Instagramit por edhe nga këngët më të dëgjuara kohët e fundit ata kanë zgjedhur të kërkojnë të drejtat e tyre në këtë mënyrë.
Disa prej pankartave që kanë rënë në sy kanë qenë ato prej të cilave studentët kishin shkëputur vargje nga këngët e Flori Mumajesi “Plas” dhe “Ja ke bo vetes” bashkëpunim me Brunon.

“Nuk na e bon dot ne Z. Kryeministër #jakebovetes”

S’kena me u pa mo bashkë”,- shkruhet në një tjetër në të cilën duket fotoja e ministres.

“S’po na e bo neve, po ja bo vetes”,- shihet një tjetër pankartë. Ata kanë zgjedhur pikërisht një pjesë nga teksti i këtyre dy këngëve të cilat aktualisht janë më të dëgjuarat e momentit, për të tërhequr vëmendjen dhe për të kërkuar të drejtat e tyre.