“TË KAM FIKSIM”/ Kush janë personazhet e showbizit pas të cilëve VIP-at “lënë kokën” (VIDEO) – AlpeGossip
“TË KAM FIKSIM”/ Kush janë personazhet e showbizit pas të cilëve VIP-at “lënë kokën” (VIDEO)

“TË KAM FIKSIM”/ Kush janë personazhet e showbizit pas të cilëve VIP-at “lënë kokën” (VIDEO)

Në zhargonin popullor thuhet se “fiksimi është gjë e keqe” por vërtetësinë e kësaj shprehje secili prej nesh mund ta provojë në mënyrë subjektive.

Megjithatë një pjesë e mirë e njerëzve nuk ngurojnë ti tregojnë fiksimet e tyre ashtu si edhe vipat, të cilat i thonë parë një audience mjaft të madhe. Shpreherë “fiksimet” e tyre përfshijnë kolegë apo personazhë të tjerë të famshëm duke ngelur kështu brenda kornizës së ekranit.

Nga Rudi Himzo e deri tek reperi i njohur S4MM, AlpeNews.al ju njeh me fiksimet e “vetëdeklaruara” të vipave:

Rudi Himzo i fiksuar pas Grida Dumës:

Moderatori shqiptar Rudi Himzo tregoi fiksim e tij për deputeten e partisë demokratike Grida Dumën.

I ftuar në “Thumb” ai u shpreh:

“Sonila Meço goxha femer, ose Grida Duma. Vdes për Gridën.”

 

Roza Lati e fiksuar pas Arjon Muçës:

Teksa fliste rreth sfidës “10 year challenge” në emisionin e saj “Why Not” ajo u ndal tek foto e Arjon Muçës e tregoi se dikur e ka pasur fiksim.

Rudina Dembacaj “e fiksuar” pas Artur Zhejit:

Teksa e kishte si të ftuar në “Mos i fol Shoferit” Rudina Dembacaj iu drejtuar kështu analstiti të njohur Artu Zheji:

“Unë vazhdoj të të kem fiksim edhe pse ti erdhe në studio.”

Reperi i njohur S4MM i fiksuar pas Ronela Hajatit:

I ftuar në një intervistë reperi i njohu u shpreh se foton e Ronelës e publikoi në Instagramin e tij pasi e kisht efiksim:

“Nuk kam flirtuar me askënd, por e kam patur fiksim Ronela Hajatin, nuk e di pse. E kam patur fiksim, e shihja në Instagram dhe ndonjëherë vazhdoj ta shoh. Më pëlqen. Nuk kam folur asnjëherë, nuk e kam parë Live, por e kam fiksim, nuk e di pse”, tha ai në intervistën për ‘SevenBizz’.