Prej disa javësh tashmë kanë nisur xhirimet e filmit më të ri të moderatorit dhe aktorit të njohur Ermal Mamaqi. Filmi do të quhet “I love Tropoja” dhe Ermali me kastin e aktorëve prej kohësh ndodhen në Tropojë ku dhe kanë filmuar shumë skena.
Ermali ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe me anë të videove dhe fotove ka ndarë me ndjekësit disa nga prapaskenat e filmit të shumëpritur.
Në videon e shpërndarë nga Ermali, Arjola shihet me rrobabanjo teksa bëhet gati të futet në lum. “Arjola Demiri u zhyt në lumin e Valbonës 4°celsius. “I love Tropoja” me skena të mrekullueshme dhe me sakrifica si këto.”, shkruan Ermali.