“SHPIRTI I TYRE ËSHTË KUDO ME NE”/ Mesazhi prekës i Ronaldo Sharkës për babain e ndjerë: Mësohem të jetoj me ikjen… – AlpeGossip
“SHPIRTI I TYRE ËSHTË KUDO ME NE”/ Mesazhi prekës i Ronaldo Sharkës për babain e ndjerë: Mësohem të jetoj me ikjen…

“SHPIRTI I TYRE ËSHTË KUDO ME NE”/ Mesazhi prekës i Ronaldo Sharkës për babain e ndjerë: Mësohem të jetoj me ikjen…

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka ka ndarë një mesazh për ndjekësit në rrjetet sociale. Moderatori kërkon që secili prej nesh të flasë me të afërmit, me prindërit që nuk i kanë, pasi në një mënyrë ose në një tjetër ata do u përgjigjen.

Duke treguar eksperiencën e tij, pas humbjes së të atit, ai thotë se po përpiqet që të jetojë me kujtimin e babait, edhe pse është e vështirë.

“Shpirti i tyre është kudo me ne”/ Mesazhi prekës i

Postimi:

Kapuni fort pas detajeve që në dukje janë të çuditshme, por kanë kuptim të madh për të larguarit tanë të zemrës nga kjo botë. Flisni, kërkojeni shpirtin e tyre, tregojuni atyre për gjërat që kaloni gjatë ditës se do t’iu përgjigjen në një mënyrë ose në tjetrën.

Shpirti i tyre është kudo me ne. Unë e ndjej. Mësohem të jetoj me ikjen, ama të jetoj me kujtimet e bukura. Kjo është lufta ime e përditshme prej disa muaj me të cilën mundohem të përshtas në këtë luftë edhe mamin. Kur dikush largohet, veç trupi i tij nuk është afër ama nëse i kërkon ato përgjigjen në mënyrën më të butë dhe të shenjtë të mundshme.

Kujtojmë se babai i Ronaldos u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.