PO E KALOJ ME ETHE…”/ Bëri vaksinën e koronavirusit, Valdrin Sahiti tregon simptomat që i janë shfaqur (FOTO) – AlpeGossip
PO E KALOJ ME ETHE…”/ Bëri vaksinën e koronavirusit, Valdrin Sahiti tregon simptomat që i janë shfaqur (FOTO)

PO E KALOJ ME ETHE…”/ Bëri vaksinën e koronavirusit, Valdrin Sahiti tregon simptomat që i janë shfaqur (FOTO)

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti është vaksinuar kundër Koronavirusit. Me anë të një postimi në Instagram ai ka treguar dhe pas-efektet, mirëpo ka theksuar se çdo simptomë është më e arsyeshme se mos vaksinimi.

Valdrini ka treguar se po kalon temperaturë, ethe dhe plogështi. “Për të gjithë që më kanë shkruar në lidhje me vaksinimin. Po, po kaloj nëpër efektin e vaksinës, ethe, temperaturë, plogështi shumë e madhe, kokë dhimbje kjo mbase se kam kaluar COVID-19 por gjithsesi qëndroj me mendimin që çdo simptomë nga vaksina është më e arsyeshme dhe efikase sesa mos vaksinimi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se stilisti do të bëhet së shpejti baba për herë të dytë. E shoqja, Edita Ramadani është në pritje të ëmbël të një vajze.