Irma Libohova zbulon projektin e madh ku do të jetë pjesë! – AlpeGossip
Irma Libohova zbulon projektin e madh ku do të jetë pjesë!

Irma Libohova zbulon projektin e madh ku do të jetë pjesë!

Diva e muzikës shqiptare Irma Libohova, e njohur për zërin e pangatërrueshëm dhe stilin unik në veshje tashmë është edhe një gjyshe e lumtur me mbesën e saj, Lulen.
E ftuar në emisionin “Lartë e Poshtë” në “RTSH1HD”, këngëtarja ka treguar se tashmë është bërë gjyshe e një mbese, të cilën e kanë quajtur Lule.

“Vendosëm ta quajmë kështu pasi donim të kishte një emër shqiptar dhe mos bënim të njëjtin gabim që kanë bërë prindërit tanë me ne, që na kanë vendosur emra joshqiptar”, – tha artistja.

Pavarësishtë angazhimeve të shumta, nëna Irma mundohet të jetë gjithmonë e pranishme për mbesën e saj të vogël.

“Jam prezente për Lulen, jo gjithë kohës për shkak të angazhimeve, por jam shumë e pranishme me dhurata”, – ka treguar këngëtarja.

Por për të gjithë ata që e adhurojnë muzikën e saj, këngëtarja është duke punuar për një projekt të ri së bashku me tre këngëtare të tjera.

“Do të jetë një koncert, “Divas” do të quhet, do të këndoj së bashku me tre artiste të tjera, por nuk dua të zbuloj më tepër për këtë projekt”, – tha Irma. Më herët ka qenë Rovena Dilo ajo që ka zbuluar se do të jetë pjesë e këtij projekti.