BASHKËPUNIM ME KËNGËTARIN GREK? Anxhela Peristeri poston foton dyshuese – AlpeGossip
BASHKËPUNIM ME KËNGËTARIN GREK? Anxhela Peristeri poston foton dyshuese

BASHKËPUNIM ME KËNGËTARIN GREK? Anxhela Peristeri poston foton dyshuese

Një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, Anxhela Peristeri, duket se është duke përgatitur surprizën e radhës për të gjithë fansat e saj. Ajo ka ndarë disa orë më parë një foto krah këngëtarit të njohur grek, Giannis Ploutarchos, me të cilin duket se do të sjellë një bashkëpunim të ri muzikor. Giannis klasifikohet si një nga zërat më ‘in’ e më të pëlqyer në shtetin fqinj, por edhe në vendin tonë.

Lajmi nuk është konfirmuar ende nga vetë artistja, megjithatë fansat kanë nxituar menjëherë të aludojnë rreth një projekti të përbashkët midis dy artistëve. Këngëtarja ndodhet aktualisht në Greqi, aty ku dhe ka jetuar për 7 vite rresht dhe ka performuar në buzuqe të ndryshme.

Nuk dihet ende një datë e publikimit të projekteve të ardhshme të Anxhelës, megjithatë kjo pritet të zbulohet në ditët në vazhdim nga vetë këngëtarja.