TRENDI I VERËS! Blogeret shqiptare na treguan se çfarë nuk duhet ti mungojë garderobës sonë (FOTO) – AlpeGossip
TRENDI I VERËS! Blogeret shqiptare na treguan se çfarë nuk duhet ti mungojë garderobës sonë (FOTO)

TRENDI I VERËS! Blogeret shqiptare na treguan se çfarë nuk duhet ti mungojë garderobës sonë (FOTO)

Çfarë do të ishte vera pa fustanet e gjëra?

Këto fustane të derdhura dhe të lirshme duken sikur po vallëzojnë teksa ju ecni, dhe kjo pamje është e parezitueshme. Njësoj është dhe fakti se ato përshtaten me të gjitha llojet e trupave dhe kjo i bën tepër të rehatshëm. Gjëja më interesante për këto lloj fustanesh është se ato mund të vishen me çdo gjë dhe në çdo moment të ditës.

Mund ti vishni në mëngjes dhe ti kombinoni me një palë sandale ose atlete, gjithashtu mund ti vishni dhe në darkë të shoqëruara me një palë taka dhe me aksesorët që I shkojnë përshtat. 

Për këtë trend janë pro dhe blogeret Shqiptare, gjë që e tregojnë qartë me postimet e tyre në Instagram.

Angelinas.lbook – Anxhelina Kotorri

 Sara.karaj – Sara Karaj

 Arjenaduci – Arjena Duçi

Sarah.berisha – Sarah Berisha

Ne jemi të sigurt që tashmë ky fustan është një PO për këtë sezon, kështuqë  nëse nuk e keni, ju syjerojmë ta bëni pjesë të garderobës tuaj sa më parë sepse ku ka më mirë se të dukesh dhe bukur e të jesh rehat në të njejtën kohë?

/AlpeNews.al