EMA E LEONORA JAKUPIT KA DITËLINDJEN/ Këngëtarja i bën dedikimin emocionues (FOTO) - AlpeGossip
EMA E LEONORA JAKUPIT KA DITËLINDJEN/ Këngëtarja i bën dedikimin emocionues (FOTO)

EMA E LEONORA JAKUPIT KA DITËLINDJEN/ Këngëtarja i bën dedikimin emocionues (FOTO)

Ditën e sotme e ëma  e këngëtares së njohur, Leonora Jakupi feston ditëlindjen e saj. Kur ishte e vogël, babai i Leonorës ndërroi jetë në luftën e Kosovës dhe e ëma u kthye në heroinën e ditëve të saj. E teksa ajo ka ditëlindjen,

Leonora nuk mund të mos ndante më publikun një dedikim emocionues.

“O Nënë, o drita e syve te mi, dielli që ndriçon rrugën time. Të pafsha të lumtur e të buzëqeshur gjithmonë. Çdo fjale, çdo falenderim është i vaket krahasuar me sakrificën dhe mundin tënd për ne. Ti je dhe do mbetesh ma e madhja dashuri e imja. Urime ditëlindjen engjëlli im,”- shkruan këngëtarja.
Kujtojmë se pak muaj më parë në familjen e Leonorës pati një gëzim të madh, pasi e motra celebroi dashurinë e saj me martesë.