DIKUR BËNË SHERR/ Ja çfarë thotë sot Ledri për Getoarin (FOTO) – AlpeGossip
DIKUR BËNË SHERR/ Ja çfarë thotë sot Ledri për Getoarin (FOTO)

DIKUR BËNË SHERR/ Ja çfarë thotë sot Ledri për Getoarin (FOTO)

Dy reperat e njohur, Ledri Vula dhe Getoar Selimi, dikur kanë qenë të pandarë nga njëri-tjetrin duke qenë se ishin pjesë të njëjtit label Babastars. Megjithatë pak vite më parë Ledri vendosi të largohej nga ‘Babastars’ duke vijuar me karrierën solo.

Atë kohë u tha se largimi i Ledrit nuk ishte aspak paqësor dhe se mes tyre kishte ndodhur një sherr. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme i ftuar në ‘NIN’ Ledri ka sqaruar për herë të parë raportin e tij me Getoarin.

“Nuk është që nuk flasim, thjeshtë jetët tona kanë marrë drejtime të ndryshme. E kam në Instagram, nuk kam diçka kundër. E ndjek në ato që bën, edhe ta takoj s’e kam problem. Çfarë ka ndodhë, ka ndodhë, njeriu edhe falë. Nuk është që m’ka bërë ndonjë gjë. Atëherë  nuk e kam pa të arsyeshme të rrija aty, i kam pa si re të zeza edhe kam dashtë me u largu prej reve të zeza, kjo është. Nuk kam asgjë kundër, kisha pas qejf me pa mirë secilin, krejt këta Unikkatilin, Noizyn…”, përfundoi Ledri.

Ndër të tjera ai foli dhe për sherret mes repereve femra ku sipas tij janë të kota pasi femrat nuk duhet të sillen në këtë mënyrë me njëra-tjetrën.

“Më të fortë jemi kur bëjmë këngë bashkë sesa kështu duke u shty, femrat kanë nisur tashmë me u shty. A po i pëlqen dikujt, askujt, s’po ju ka hije”, shtoi Ledri.