Ja shuma që ishte e gatshme të jepte Marina për t’u bërë velinë e ‘Fiks Fare’ – AlpeGossip
Ja shuma që ishte e gatshme të jepte Marina për t’u bërë velinë e ‘Fiks Fare’

Ja shuma që ishte e gatshme të jepte Marina për t’u bërë velinë e ‘Fiks Fare’

Sot është një nga moderatoret më të njohura, shumë e dashur për publikun dhe shumë e komentuar për jetën private, por fillesat në ekran, Marina Vjollca i pati si velinë e “Fiks Fare”.

Dje në “Pop culture” është transmetuar një video ku shfaqej Marina asokohe gjatë një interviste ku pyetet sa lekë do jepte për të fituar “Shtojzovallet”, ku zgjidheshin velinat e “Fiks Fare”.

“4 milionë”, përgjigjet Marina ndërsa Kozeta Kurti që e udhëhiqte atëherë këtë emision veror, tregoi e ftuar në “Pop Culture” se Marina për pak mund ta humbiste shansin për t’u bërë velinë pasi ishte regjistruar me vonesë.

“Marina u regjistrua me vonesë në show-n e Tiranës dhe ne regjistruam në një rreth tjetër në mënyrë që të kishte mundësi të shpallej fituese në atë qytet dhe në garën e Tiranës të vinin të gjithë finalistet. Jam shumë e lumtur që ajo nuk mbeti velina e 2005-ës, por eci kaq shumë.

Marinën e mbaj mend me shpirt shumë të bukur, jo koshiente për bukurinë që kishte sepse në përgjithësi vajzat e asaj moshe e shfrytëzojnë bukurinë, ajo kishte mirësi”, u shpreh Kozeta Kurti.