NDODHI EDHE KJO/ Ka vetëm një muaj që ka lindur, Linda Halimi merr vajzën me vete në punë – AlpeGossip
NDODHI EDHE KJO/ Ka vetëm një muaj që ka lindur, Linda Halimi merr vajzën me vete në punë

NDODHI EDHE KJO/ Ka vetëm një muaj që ka lindur, Linda Halimi merr vajzën me vete në punë

Këngëtarja shqiptare Linda Halimi u bë nënë për herë të parë, vetëm një muaj më parë dhe që tani ka nisur punën.

Linda, e cila jeton prej vitesh në Amerikë, u bë nënë për herë të parë e një vajze të cilën e pagëzoi me ermin Kaimana.

Dhe nuk vonoi shumë për t’iu rikthyer punës pasi këngëtarja ka shkuar në studio për të punuar mbi këngën e re, ndërsa ka marrë edhe vajzën me vete.

Linda ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku shihet në studio bashkë me vajzën.

“U ktheva në punë… dhe Kaimana duhet të dëgjojë këngën e para😂😂”, ka shkruar Linda.

Me sa duket, Linda po e përgatit që tani vajzën e saj të vogël, për ta adhuruar muzikën si mami.