Kjo është këngëtarja e parë shqiptare me një album tërësisht në anglisht! – AlpeGossip
Kjo është këngëtarja e parë shqiptare me një album tërësisht në anglisht!

Kjo është këngëtarja e parë shqiptare me një album tërësisht në anglisht!

Njihet si artiste që i pëlqen të këndojë në rrymën rrok, ku më së shumti performon live.
Orgesa Zaimi është këngëtarja e parë shqiptare që erdhi me një album anglisht, projektet muzikore që u bënë në Los Anxhelos. Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo tregoi duke ruajtur notat e humorit se nuk eci fare pasi në Shqipëri nuk pëlqehet ajo lloj rryme.

“Nuk eci fare, nuk pashë asnjë përfitim. Ishte një eksperiencë fantastike të punoj me muzikantë të huaj, në studio të huaj. Albumi u bë në Los Anxhelos në një nga studiot ku ka bërë albume Adele dhe Beyonce. Nuk kam qenë vetë, por albumi ka qenë atje.

Nuk ndodh që çdo ditë një artist shqiptar të ketë mundësi të bashkëpunojë me muzikantë të mirë, në studio prodhimi më të mëdha se një dhomë e një kuzhinë. Janë studio të mëdha dhe tjetër koncept i të regjistruarit një album. E ka shtuar eksperiencën time muzikore. Është një album pop-rock që në Shqipëri nuk ecën, është shumë jo-komercial dhe është akoma në iTunes dhe na del lista që është shkarkuar më shumë në Amerikë dhe Kanada”, tha Orgesa.