VALERI KAPET KEQ ME ERA RUSIN/ Nxjerr mesazhet me të – AlpeGossip
VALERI KAPET KEQ ME ERA RUSIN/ Nxjerr mesazhet me të

VALERI KAPET KEQ ME ERA RUSIN/ Nxjerr mesazhet me të

Valer Kolnikaj ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me deklaratat e fundit për “Dance with me”. Sipas tij fituesi dihej që në fillim të spektaklit dhe madje e uroi Erën dhe Florianin para se ata të shpalleshin fitues të hënën e kaluar. “Ne të gjithë e dinim që në start që fitues do të ishin Flori Agalliu e Era Rusi, por nëse ka ndonjë person që i shtrëngoj dorën dhe i them bravo, ai është Florian Agalliu. Por nuk mund të them të njëjtën gjë për Era Rusin. Ajo është personi që ka kërcyer më keq nga të gjitha femrat konkurrente”, u shpreh Valeri në një intervistë për “Panorama plus”.

Valeri bëri edhe një status para finales së spektaklit ku shkruante: “Vendi i pare do i jepet Era Rusit meqe kendoi bukur ne festival, edhe pse ne kercim ishte cope cope hahahahah Flori po. Meqe mbaruat per nje cmim t’ju shendrise ylli urime. Ne Malesi thone: Siç e more do e gezosh”.

I ftuar në “Thumb On”, Valeri tregoi se pas këtij postimi, Era i ka shkruar në Instagram: “Turp të kesh, kaq kisha”.

Valeri vazhdoi me deklarata të forta duke u shprehur se sipas tij Era Rusit nuk i ka shndërritur kurrë ylli. “I vetmi që bëri show dhe lajm isha unë gjatë gjithë javëve, se disa figurat të tjera ishin në fillimet e tyre, ndërsa disa të tjerëve nuk i ka shndërritur ylli kurrë edhe pse kanë qenë vite në ekran. Për shembull Era Rusit ku i ka shndërritur yll? Era Rusi apo Mateus Frroku kanë vite në ekran dhe shyqyr që kanë bërë një duet, ai me Bujar Qamilin, ajo tjetra me Rezmie Osmanin dhe u njohën se këndonin, nuk e di publiku çfarë bëjnë këta njerëz”, tha Valeri në “Thumb On”.