”ATA QË DUKEN TË SHQETËSUAR SE PASKAM ‘VJEDHUR’…”/ Era Istrefi i mbyll gojën të gjithë atyre që i thanë se kishte kopjuar… – AlpeGossip
”ATA QË DUKEN TË SHQETËSUAR SE PASKAM ‘VJEDHUR’…”/ Era Istrefi i mbyll gojën të gjithë atyre që i thanë se kishte kopjuar…

”ATA QË DUKEN TË SHQETËSUAR SE PASKAM ‘VJEDHUR’…”/ Era Istrefi i mbyll gojën të gjithë atyre që i thanë se kishte kopjuar…

Ditën e djeshme Era Istrefi dhe reperi rus Eldzhay publikuan bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Sayonara detka”, një këngë që u pëlqye shumë dhe ka arritur 1 milion shikime në Youtube brenda 24 orëve.

Mirëpo menjëherë nisën akuzat se kënga e tyre është e kopjuar nga kënga e reperit gjerman Bausa me titull “Was du liebe nennst”.

Pas këtyre lajmeve, Era ka reaguar me një postim në Instastory ku tregon se kënga është blerë nga reperi gjerman Bausa.

“Ata që duken të shqetësuar se paskam ‘vjedhur’ këngën nga Bausa, duhet të dinë se Bausa është pjesë e këtij projekti si tekstshkrues dhe ka honoraret e masterit, po kështu edhe labeli i tij. Sa për kreditet, ai është i renditur si tekstshkrues i Sayonara Detja me emrin e tij të vërtetë Julian Otto. Mund ta shihni në Spotify në kreditet e këngës”, shkruan Era.