JANË TË PANDASHËM/ Bieta Sulo na prezanton me portretin e adhurueshëm të familjes së saj – AlpeGossip
JANË TË PANDASHËM/ Bieta Sulo na prezanton me portretin e adhurueshëm të familjes së saj

JANË TË PANDASHËM/ Bieta Sulo na prezanton me portretin e adhurueshëm të familjes së saj

Bieta Sulo “bekoi” të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram” me një foto ku shfaqej me bashkëshortin, Alban Dudushi, vajzën e tij, Joelle si dhe djalin e tyre, Kroi. Ata kishin zgjedhur që fundjavën ta kalonin të katërt së bashku, ndaj kishin udhëtuar drejt qytetit të Beratit.

“Vajza me babin, djali me mamin, të katërt të pandashëm” – shkruante Bieta, krahas fotos duke treguar se familja e saj është shumë e bashkuar.

Të shumtë ishin ata që reaguan në komente, duke përgëzuar moderatoren e “Ftesë në 5” për marrëdhënien e saj të bukur me vajzën e bashkëshortit. Madje, kishte edhe nga ata që i tregonin se vajza ka filluar t’i ngjajë Bietës.

“Të mrekullueshëm, mos u ndafshi kurrë”  -shkruan njëri nga ndjekësit.

“Bieta je shumë e mirë. Më pëlqen marrëdhënia që ke krijuar me vajzën e Albanit, je shumë eëmbël dhe e çiltër” –komenton një tjetër.

“Oh sa bukur. Dashuri, zgjuarsi dhe mirësi je Bieta” – shkruan një tjetër.

“Aaaa sa foto e bukur” – shkruan moderatorja Aulona Musta.

Disa javë më parë, në një intervistë në “Thumb” Bieta Sulo tregoi se e sheh Joelle, si vajzën e saj dhe se e ka shijuar shumë prindërimin, e bën cdo ditë. Madje, dëshira e saj më e madhe është të bëhet nënë sërish.

“E njoh Joelle që fëmijë. E kam thënë që Joelle s’kam dashur kurrë t’i bëj mamanë, por përkundrazi, jam shoqja më e madhe. Besoj që ka ndikuar dicka (në prindërimin e Kroi Art) sepse sa herë që vinte te shtëpia tregoja një lloj përkujdesjeje ndaj saj. Ne të dy kemi pasur gjithmonë qejf të kishim 3 fëmijë. Po ja nisëm çik vonë. 2 i kemi e bëjmë dhe të tretin sa je energjik, i them Albanit,  dhe unë me nervat pak më mirë… Dua dhe një vajzë,” – është shprehur gjatë intervistës Bieta Sulo.