NUK ËSHTË AJO QË PRISNIM/ Ronela Hajati zbulon veshjen për festivalin “Kënga Magjike” (FOTO) - AlpeGossip
NUK ËSHTË AJO QË PRISNIM/ Ronela Hajati zbulon veshjen për festivalin “Kënga Magjike” (FOTO)

NUK ËSHTË AJO QË PRISNIM/ Ronela Hajati zbulon veshjen për festivalin “Kënga Magjike” (FOTO)

Fare pak ditët na ndajnë nga netët “live” të “Këngës Magjike”, pasi në datat 5 dhe 6 dhjetor, konkurrentët do të interpretojnë nga Pallati i Koncerteve këngën, ndërsa në datën 8 dhjetor do të shpallet edhe fituesi. Të gjithë konkurrentët e festivalit kanë nisur me provat, për të paraqitur një performancë sa më dinjitoze përpara publikut.

Këngëtarja Ronela Hajati duket se nuk do të jetë e vetme në skenë, pasi do e shoqërojnë edhe trupa e balerinëve. Ndaj nuk ka humbur asnjë moment, mëngjesin e së shtunës Ronela ka nisur provat për të qënë sinkron me balerinët gjatë këngës “Vuj”. Përmes një fotoje në profilin e saj në “Instagram”, ajo ndan momentet gjatë provave, teksa na zbulon edhe si është veshur.

“Ja pra dhe veshjet tona për festival” – shkruan plot humor këngëtarja Ronela Hajati.

Gjithsesi, duke ditur se Ronela Hajati është mbretëresha e shndërrimeve në skenë dhe klipe, jemi shumë kuriozë të mësojmë se çfarë ka ‘gatuar’ këtë herë!