SHKOLLA UA THYEN ME ÇEKIÇ CELULARËT/ Nxënësit shikojnë pa bërë zë (VIDEO) – AlpeGossip
SHKOLLA UA THYEN ME ÇEKIÇ CELULARËT/ Nxënësit shikojnë pa bërë zë (VIDEO)

SHKOLLA UA THYEN ME ÇEKIÇ CELULARËT/ Nxënësit shikojnë pa bërë zë (VIDEO)

Një video amatore ku një burrë thyen me çekiç dhjetra celularë në oborrin e shkollës ka shkaktuar debat të madh në shtetin e Gabonit në pjesën perendimore të Afrikës.

Telefonat i përkisnin studentëve të një shkolle të mesme në Port- Gentil dhe ishin sekuestruar nga administrata e shkollës pasi këta të fundit i kishin marrë me vete në shkollë. Shumë nxënës kanë parë live gjithë skenën. Videoja u flimua më 24 tetor.

Më vonë u mësua se personi i cili shkatërronte celularët me çekiç është një punonjës i sigurisë së shkollës.

Videoja shumë shpejt u shpërnda dhe ngjalli shumë debat në rrjetin social facebook. Shumë e quajtën të papranueshme shkatërrimin e telefonave duke komentuar se ato janë mjet i domosdoshëm për fëmijët që të komunikojnë me prindërit e tyre në fund të mësimit apo dhe për ndonjë problem tjetër.

Televizioni francez “France 24” komunikoi me dy studentë të cilët konfirmuan se konfiskimi i celularëve në gjimnazin e tyre ishte diçka normale, sidomos pas prillit 2017 kur në krye të shkollës u vendos një drejtor i ri.

Megjithatë një veprim i tillë i shkatërrimit të telefonave me çekiç nuk kishte ndodhur ndonjëherë. “Donim që ti dërgonim mesazhin nxënësve që rregullat duhen respektuar” thanë zyrtarët e shkollës. Zyrtarët i përcollën France 24 një listë me rregulla ndër të cilat ishte dhe ajo e datës 21 qershor 2017 që thoshte qartë se çdo pajisje elektronike si telefonat mobile që do të sekuestroheshin do të shkatërroheshin.

Përjashtime bënin rastet ekstreme, si në ato raste kur nxënësit ishin të sëmurë.

 “Pjesa më e madhe e telefonave që shikoni në video janë telefona të vjetër që janë konfiskuar shumë vite më përpara dhe kanë qëndruar në zyrën e drejtorit për shumë vite. Vetëm pak nga telefonat e sekuestruar janë të rinj, Ne donim ti tregonim nxënësit që nga sot e tutje rregullat që shkruhen duhen respektuar. Shpresoj që kjo të të mos ndodhë më dhe nxënësit e kanë marrë mesazhin.” Tha Daniel Esseng, zv/ drejtori i shkollës.