“U HABITA KUR MË KONTAKTOI BASHKËSHORTJA”/ Xhensila Pere flet për skenat e nxehta në klipin e Genës – AlpeGossip
“U HABITA KUR MË KONTAKTOI BASHKËSHORTJA”/ Xhensila Pere flet për skenat e nxehta në klipin e Genës

“U HABITA KUR MË KONTAKTOI BASHKËSHORTJA”/ Xhensila Pere flet për skenat e nxehta në klipin e Genës

Ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere, është një ndër femrat më të komentuara të showbizit shqiptar. Së fundmi, ajo u shfaq si modele në klipin e ri të Genës, ‘Lot i ëmbël’, i cili shkaktoi edhe debat mes saj dhe Linda Reit.

Xhensila shfaqet tepër sensuale në klip, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. E pyetur nga ‘Panorama plus’ nëse bashkëshortja e Genës është bërë xheloze për të, Xhensila i ka lënë të gjithë pa fjalë me përgjigjen:

“Pas një burri të suksesshëm, qëndron një grua e fortë. Dhe bashkëshorten e Genës do e quaja çelësin e suksesit të tij. Jo vetëm që nuk kishte vend për xhelozi, por është kujdesur deri në detaje për çdo dalje timen. Dhe unë kam qenë zgjedhja e saj, ndër shumë modele të tjera. Në fakt, jam habitur kur jam kontaktuar nga ajo, se zakonisht gratë i mbajnë larg meje burrat. Dhe nuk e mendoja që nga një bashkëpunim mund të lindte një miqësi, ashtu si ka ndodhur mes meje dhe Lorenës.”- është shprehur Xhensila.