“E TMERRSHME QË SHTIRESH SI SHTATZËNË”/ E dashura e Alban Ramosajt i kthehet komentueses (FOTO) – AlpeGossip
“E TMERRSHME QË SHTIRESH SI SHTATZËNË”/  E dashura e Alban Ramosajt i kthehet komentueses (FOTO)

“E TMERRSHME QË SHTIRESH SI SHTATZËNË”/ E dashura e Alban Ramosajt i kthehet komentueses (FOTO)

Pak javë më parë e dashura e Alban Ramosajt, Niki tërhoqi vëmendjen duke postuar një foto ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur. Më vonë Albani sqaroi se Niki nuk është shtatzënë, por foto ishte bërë për një projekt të cilin nuk e zbuluan. Ditën e sotme Niki ka pozuar sërish me barkun e rrumbullakosur, në një studio fotografie. Mirëpo kësaj rradhe fansat nuk e kanë pritur dhe aq mirë duke qenë se zbuluan se modelja në të vërtetë nuk është shtatzënë. “Te genjesh ne insta per pak vemendje! E tmerrshme sa gjest i shemtuar te shtiresh si nje nene shtatzane! Se di cfare kenaqesie merrni me keto veprime”, i shkruan një komentuese. “Vajze e dashur une punoj si modele dhe ndonjehere si nje modele shtatezene”, i përgjigjet Niki.

Ndërsa Albani komenton: “Mezi po pres që ata ta dëgjojnë”, duke lënë të kuptohet se Niki po sjell këngë.