ÇFARË PO NDODH? Një pozë romantike që po trazon rrjetin! Bora është vajza krah Atdheut? – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH? Një pozë romantike që po trazon rrjetin! Bora është vajza krah Atdheut?

ÇFARË PO NDODH? Një pozë romantike që po trazon rrjetin! Bora është vajza krah Atdheut?

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina është sërish në qendër të vëmendjes.

Shkak për këtë është bërë një foto që ai ka postuar së fundi e që po trazon gjithë rrjetin. Atdheu ka ndarë një foto në Instastory, ku i mban dorën një vajze.

Deri këtu çdo gjë është në rregull, por menjëherë rrjeti filloi krahasimet dhe shumë menduan se ajo vajzë ishte Bora Zemani. Kjo për faktin se ngjyra e thonjve të saj ishte e përafërt me ngjyrën e thonjve të Borës së fundi e po ashtu bluzat e tyre kishin të njëjtën ngjyrë.

   

Megjithatë, detajet e bëjnë shumë të dukshme se ajo vajzë nuk është Bora dhe me sa duket Atdheu ka dashur sërish vëmendje.

Kujtojmë që pak ditë më parë Atdheu u pa me konkurrenten e “Për’puthen”, Efi. Dyshja u shfaqën mjaft të afërt në një dyqan të Tiranës, teksa Atdheu e shoqëronte Efin për të blerë rroba. Ai ngriti edhe më shumë dyshimet për një lidhje mes tyre me një foto që ndau në Instastory.

“Efffffa, sa i lumtur sot”- ka shkruar ai në postimin e tij.

Jo më larg se dje, Atdheu foli sërish për raportin me Borën dhe ngriti dyshime të shumta, edhe pse më herët të dyja palët i kanë mohuar zërat për një lidhje.

“Aq shumë u tensionua, aq shumë u bë stresuese, sa u prish edhe miqësia. Nuk ka hiç komunikim. E hoqa unë, jo që të qetësoheshin shqiptarët por kështu ndodhi. Atë zgjodha unë. S’e kuptoj pse unë jam përfshirë (në lajme me figura të ndryshme publike). Njerëzit siç është ajo shprehja, shto ujë e shto miell”, tha Atdheu i ftuar në Programin “ABC e pasdites”.

Megjithatë, ai bëri dhe disa deklarata kontradiktore. Në një pyetësor mbi dashurinë që ju bë në emision ai tregoi se së fundmi kishte mbyllur një histori dashurie.

Ai tha se kishte dalë i lënduar nga një vajzë shqiptare që ka një emër shumë të ftohtë. Atdheu i hodhi benzinë zjarrit duke theksuar që vajzën në fjalë nuk e ndjek më në llogarinë e tij në “Instagram”.