MacKenzie Bezos ka marrë një vendim të papritur që i ka habitur të gjithë. Ajo ka vendosur të dhurojë gjysmën e 37 miliardë dollarëve që trashëgoi nga divorci me bashkëshortin e saj Jeff Bezos.
Zonja në fjalë ka qenë e martuar për shumë vite me pronarin e ‘Amazon’, nga i cili u nda në janar të këtij viti duke trashëguar me të drejta të plota gjysmën e pasurisë së tij. Shumë shpejt ajo do e shpërndajë gjysmën e parave në ndihmë të organizatave të bamirësisë që operojnë në SHBA, por jo vetëm. MacKenize është e vendosur që të bëj disa vepra të mira pas ndarjes dhe këtu përfshihet pikërisht ky vendim.
Kujtojmë se pas divorcit, ish-bashkëshortja e Jeff u rendit mes personave më të pasur në botë.










![Pasi u kap ‘mat’ me Butrintin, Kiara Tito bën këtë veprim. Flet edhe i ati i këngëtarit për këtë ‘romancë’ [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/01/kiarabutibabi-400x227.png)


