“O FRYMA IME…”/ Djali Adrola Dushit feston ditëlindjen, modelja i organizon festën e veçantë (VIDEO) – AlpeGossip
“O FRYMA IME…”/ Djali Adrola Dushit feston ditëlindjen, modelja i organizon festën e veçantë (VIDEO)

“O FRYMA IME…”/ Djali Adrola Dushit feston ditëlindjen, modelja i organizon festën e veçantë (VIDEO)

Ditën e sotme djali i vetëm i Adrola Dushit, Troi, feston 7-vjetorin e lindjes dhe sigurisht ajo ndodhet pranë tij në SHBA në këtë ditë kaq të veçantë për të birin.

Së fundmi, modelja ka publikuar edhe pamjet nga festa që i ka organizuar Troit. Ajo ka ndarë një video në Instastory, ku duket se fabula e festës ka qenë “galaksia e Troit”.

Në video shohim se ambienti është zbukuruar me tullumbaca e planete, teksa po ashtu nuk mungon as bredhi i Krishtlindjeve.

Galaksia e Troit.”- ka shkruar Adrola krah video.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/11/StorySaver.Org-adroladushi_88375153_671109470246898_7702715117201028288_n.mp4?_=1

Më herët, ajo publikoi në Instagram një foto shumë të ëmbël me të birin dhe i ka kushtuar fjalët më të bukura.

“Para 7 vitesh, ne kete date dhe kete ore une preka mrekulline me dore. O Fryma ime, m’u befsh 100 vjec. Ma gezfosh cdo dite ne jete se pervecse je gjeja me e bukur qe me kane pare syte, je dhe njeriu me i shenjte qe une njoh. Ti erdhe si bekim ne jeten time, se, pavaresisht cdo gjeje qe sjell jeta une e di qe me duhet te qendroj e forte pikerisht qe syve te tu plot jete t’mos ju humbase shkelqimi. Asnje nate nuk mund t’i mbyll syte pa falenderuar Zotin per ty. Ti je jeta ime, shoku me i mire i mamit dhe ne te dy bashke do ja dalim ne cdo gje. Happy birthday biri im!”, shkruan Adrola në urimin e saj në Instagram.

Ndërkohë Troi ka marrë urime të shumta sot edhe nga mikeshat më të ngushta të mamiAdrolës. Modelja e njohur ka treguar se ka krijuar një raport shumë të ngushtë me të birin, sidomos pas ndarjes nga bashkëshorti i saj.

Megjithatë ajo është shprehur gjithmonë se pengu i saj më i madh është fakti që nuk mundet të kalojë kohë aq sa duhet me të birin, duke qenë se është shpesh në lëvizje për shkak të punës.