Moderatorja e njohur Kiara Tito është tepër aktive nëpër rrjete sociale ku shpesh herë e shohim të ndajë momente nga përditshmëria e saj së bashku me Luiz Ejllin dhe vogëlushen, Luna Mari.
Sakaq, Kiara së fundmi ka replikuar me ndjekësit në rrjetin social X. Një prej tyre i përmend asaj ish-partnerët duke u shprehur se “zonja Kiara Tito vetëm për numrin e dashnorëve njihet.”
Ky koment nuk i ka pëlqyer aspak moderatores ndaj dhe nuk ka vonuar t’i kthejë një përgjigje ironike ku e pyet komentuesin si nuk u lodh duke ofenduar.