U PËRFOL SE U NDA NGA PARTNERJA/ Olsi Bylyku publikon foto krah Denadës – AlpeGossip
U PËRFOL SE U NDA NGA PARTNERJA/ Olsi Bylyku publikon foto krah Denadës

U PËRFOL SE U NDA NGA PARTNERJA/ Olsi Bylyku publikon foto krah Denadës

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada Lura i kanë dhënë fund lidhjes, ka reaguar aktori dhe këngëtari i njohur.

Në një postim të fundit në InstaStory, Olsi ka publikuar një foto nga studioja “Do’Drite”, ku shfaqet me dikë tjetër, që nga veshja dhe konteksti lë të kuptohet se bëhet fjalë për Denadën.

Dyshja duken të qetë, të relaksuar dhe me atlete të njëjta, ndërsa në sfond shfaqet një televizor ku transmetohet një video me titullin intrigues: “Olsi Bylyku dhe… i japin fund lidhjes?”

Me një emoji që qesh, Olsi ironizon hapur mediat rozë, duke lënë të kuptohet se gjithçka është në rregull mes tij dhe partneres dhe ka mohuar aludimet për ndarje.

U tha se u nda nga partnerja, Olsi Bylyku publikon foto krah Denadës