TAKIMI I LUIZIT ME NËNËN E TIJ I PËRLOTI TË GJITHË/ Si reagoi ajo kur u pyet për Kiarën – AlpeGossip
TAKIMI I LUIZIT ME NËNËN E TIJ I PËRLOTI TË GJITHË/ Si reagoi ajo kur u pyet për Kiarën

TAKIMI I LUIZIT ME NËNËN E TIJ I PËRLOTI TË GJITHË/ Si reagoi ajo kur u pyet për Kiarën

Luiz Ejlli është suprizuar mbrëmjen e djeshme nga nëna e tij, Angjelina. E ëma e këngëtarit ka mbërritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u takuar me të birin dhe ndërsa u hodhën në krahët e njëri-tjetrit, Luiz “shpërtheu” në lot.

Gjatë bisedës mes tyre, s’kishte as si të mungonte as pyetja e Luiz ndaj nënës së tij për Kiara Titon, me të cilën nisi një romancë në “Big Brother VIP” dhe i propozoi për martesës.

Ai nuk e la nënën t’i përgjigjej duke thënë se ky “do jetë një informacion nga jashtë”, por duket se ajo ia pohoi me kokë se është takuar me Kiarën.

“Mos ik deri me datën 6, më prit sa të dal se do vij me Kiarën. A e ke takuar Kiarën?”, pyet Luizi të ëmën, e cila sikur e pohon me kokë.

E teksa zonja Angjelina tenton të flasë, Luizi shton menjëherë duke qeshur: “Mos fol se është informacion nga jashtë”.