E FAMSHME EDHE JASHTË SHQIPËRISË/ Katerina e BB në “The Sun”: Si më zgjodhën për rolin e dashnores – AlpeGossip
E FAMSHME EDHE JASHTË SHQIPËRISË/ Katerina e BB në “The Sun”: Si më zgjodhën për rolin e dashnores

E FAMSHME EDHE JASHTË SHQIPËRISË/ Katerina e BB në “The Sun”: Si më zgjodhën për rolin e dashnores

Katerina Shkëmbi, ish-banorja e “Big Brother 7”, vazhdon të jetë shumë e komentuar në media e rrjete sociale. Por tanimë ajo është bërë e famshme edhe jashtë Shqipërisë. Katerina është zhvendosur në angli dhe fotot e saj janë publikuar në prestigjiozen “The sun” si protagonistja e muajit në rubrikën “The story of the sun”.

Në një intervistë për “Panorama plus”, Katerina ka treguar se është përzgjedhur për një histori-serial të një trekëndëshi dashurie, kur rreth saj zhvillohet e gjithë ngjarja.

“Sapo kam dalë në faqet e “The sun”, si protagoniste këtë muaj e rubrikës “The story of The Sun”. Titulli i rubrikës është “Helena’s Love Deception” dhe është një histori-seriale e ilustruar me fotot tona, të tre aktorëve. Historia mban emrin e personazhit tim, pra, rreth meje zhvillohet e gjithë ngjarja, një trekëndësh dashurie.

Historia flet për një djalë që quhet Max, një vajzë brune që quhet Tina dhe një biondeje, pra, unë që quhem Helena. Me pak fjalë, jam në rolin e dashnores, që hyn mes këtij çifti. Por që të tregoj gjithë historinë e plotë duhet të presim pesë ditë, po aq ditë sa duhej për t’u publikuar historia e plotë në “The sun” (qesh).

Skenat i kemi xhiruar në Londër në shtëpinë e pronares që merret me “Story of the sun” dhe disa lokacione të tjera.

Një miku im italian që jeton këtu prej 50 vjetësh më takoi me pronaren, të cilën e ka shumë mikeshë. Ajo ka qenë dhe modele e “Playboy”-t dhe u tregua e gatshme për mua, sapo miku im i tregoi angazhimet e mia të deritanishme në modë apo “Big Brother”. I pëlqeva menjëherë dhe më zgjodhi direkt për këtë rol”, ka treguar Katerina.