PAS MARTESËS/ Nick Jonas shpreh dëshirën për t’u bërë baba - AlpeGossip
PAS MARTESËS/ Nick Jonas shpreh dëshirën për t’u bërë baba

PAS MARTESËS/ Nick Jonas shpreh dëshirën për t’u bërë baba

Dy javë pas martesës me Priyanka Chopra, Nick Jonas ka shprehur dëshirën për t’u bërë baba. “Përfundimisht dua të bëhem baba një ditë”, – tha këngëtari në “The Rewind with Guy Raz”. Ai ka shtuar se kjo është një ëndërr e vërtetë për të dhe se atij i është dashur të rritet shumë shpejt.

Nick ka thënë se ka parë shumë gjëra gjatë jetës në një moshë shumë të re dhe do të kishte dëshirë që të gjithë eksperiencën ta ndante me fëmijët e tij. Ndërsa bashkëshortja, Priyanka në një intervistë për ‘People’ është shprehur se gjithçka do ta marrë si të vijë dhe kur të jetë koha e duhur për fëmijë do të ndodhë me patjetër.