Ju mungojnë performancat e Elton John? Pa merak, do e ndiqni LIVE në dasmën e Meghan dhe Princ Harry-t – AlpeGossip
Ju mungojnë performancat e Elton John? Pa merak, do e ndiqni LIVE në dasmën e Meghan dhe Princ Harry-t

Ju mungojnë performancat e Elton John? Pa merak, do e ndiqni LIVE në dasmën e Meghan dhe Princ Harry-t

Elton John ishte një ndër miqtë e afërt të Princeshës Diana. Ai nuk mungoi gjatë ceremonisë martesore të Princit Wlliam me Kate Middleton dhe nuk do të mungojë as gjatë dasmës mbretërore që do të mbahet me 19 maj 2018. “TMZ” shkruan se nuk është e qartë nëse do të këndojë gjatë ceremonisë në kishë apo gjatë pritjes, por do të jetë një nga të ftuarit e Princit Harry dhe Meghan Markle.

Prania e Elton John, ka një domethënie të madhe për Princin Harry, pasi 21 vite më parë ai, këndoi një version të paharrueshëm të «Candle in the wind», gjatë ceremonisë funerale të nënës së princit. Mësohet se Ylli i muzikës ka anuluar disa evente në Las Vegas, për të qenë i pranishëm në Britani më 19 maj.

“Nëna ime është me ne në këtë udhëtim”, tha princi Harry pas fejesës zyrtare me Meghan. “TMZ” shkruan se Princi Harry shpreson që Elton të këndojë, një mënyrë për ta pasur sa më afër të ëmën, në ditën më të rëndësishme të jetës së tij.