GAFA QË I BËRI TË GJITHË TË QESHIN/ Luana Vjollca nuk di vitin në të cilin jetojmë – AlpeGossip
GAFA QË I BËRI TË GJITHË TË QESHIN/ Luana Vjollca nuk di vitin në të cilin jetojmë

GAFA QË I BËRI TË GJITHË TË QESHIN/ Luana Vjollca nuk di vitin në të cilin jetojmë

Luana Vjollca do të na shoqërojë tashmë çdo të shtunë mbrëma në ekranin e Top Channel, për të na bërë shoqëri me shumë humor dhe lojëra. E ndërsa të gjithë jemi në pritje të emisionit të sotëm, Luana na ka zbuluar disa nga lojërat që do të kemi këtë sezon.

Ashtu si edhe sezonin e kaluar, edhe këtë herë do të kemi rrotën e fatit e cila vulos në fund edhe fituesit. Por ajo që na ka bërë përshtypje ishte gafa e Luanës në shkrimin e numrave. Gabimi qëndron në faktin se data e startimit në rrotën e fatit shënon datën e sotme, por viti është totalisht gabim. Luana na ka kthyer pas në kohë plot 1000 vite.

Në poster shkruhet data 28.09.1019 dhe jo 2019, pra viti aktual. Kjo ka shkaktuar mjaft të qeshura tek fansat e emisionit të famshëm të cilët e kanë kapur menjëherë detajin e vogël dhe kanë reaguar me batuta dhe ironi. Nuk dihet në fakt nëse Luana vërtet gaboi apo kjo ishte pjesë e skenarit.