“ËSHTË OK TË MOS JESH MIRË”/ Ronaldo Sharka shfaqet i përlotur, moderatori jep mesazhin e fortë: Gjeni forcën të buzqeshni… – AlpeGossip
“ËSHTË OK TË MOS JESH MIRË”/ Ronaldo Sharka shfaqet i përlotur, moderatori jep mesazhin e fortë: Gjeni forcën të buzqeshni…

“ËSHTË OK TË MOS JESH MIRË”/ Ronaldo Sharka shfaqet i përlotur, moderatori jep mesazhin e fortë: Gjeni forcën të buzqeshni…

Ish-banori i “BBVIP2”, Ronaldo Sharka tregoi gjatë qëndrimit në shtëpi se ishte një natyrë energjike dhe pozitive por jo gjithmonë është kështu.

Së fundmi moderatori ka ‘guxuar’ të publikojë në rrjetet sociale një video ku shfaqet i përlotur dhe shprehet se ‘ndonjëherë është okej të mos jemi mirë’.

Krahas videos ai ka bërë dhe një shkrim të gjatë ku jep për ndjekësit e tij mesazhin e fortë se pavarësisht të gjitha gjërave duhet të gjejmë forcën për të buzëqeshur sërish.

Deklarata e plotë:

“Kam qene ne dileme nese gjera te tilla duhen postuar apo jo ne rrjetet sociale. Po fundja, pse jo? Edhe ne njerezit qe dalim ne ekran dhe ne rrjet duke qeshur, edhe ne nuk jemi mire. Edhe? Ja u a them une! Edhe ju qe jeni duke kaluar gjera ne jete, si gjithmone. Fundja jeta keshtu eshte, eshte shume ok te mos jesh mire! Eshte ok te qash, eshte ok te jesh njeri.

Sepse Zoti nuk na jep me shume halle seç mbajme mbi supe. Sic me njohet ne BigBrother dua te vazhdoni te me njihni ne rrjetet e mia sociale. Une jam i lumtur qe jetoj, qe ashtu sic qesh, ashtu edhe qaj sepse kam ndjenja ende brenda vetes. Ama une serish qesh. Ndaj edhe ju miq, pavaresisht te gjithave, ju lutem gjeni forcen te qeshni serish. Ju dua, Roniiiiii juaj çapaçul”

VIDEO

Kujtojmë se disa ditë më parë, Ronaldo hapi zemrën dhe rrëfeu periudhën e vështirë ku është bullizuar gjatë fëmijërisë dhe madje ka tentuar disa herë t’i japë fund jetës së tij.

“Dua ta flas sepse bullizmi ekziston kudo, tallja e vënia në lojë. Jam tallur dhe kisha frikë të dilja në pushimin e gjatë në shkollë. Kam kaluar pubertetin vonë dhe jam vënë në lojë. Janë trauma të pakalueshme. Nuk i vë askujt faj që më ka tallur e më ka bullizuar, ku kam qenë në dyshim të dua të jetoj a jo. Kam tentuar t’i jap dy herë fund jetës.

I vetmi që më ka shpëtuar ka qenë zoti, pasi nuk kishim as psikolog. Mësuesit nuk më kanë qëndruar pranë, nuk i kam ndarë këto gjëra me prindërit e mi. Herën e parë më shpëtoi familja, kam qenë në 14-vjeç. Është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë në njeriu, ndaj mos tallni njeri e mos vendosni në lojë. Por unë ja kam dalë por ka njerëz që mbyllen në vetvete duke marrë dhe vendimin fatal për vete”- tregoi Sharka.