Elvana Gjata i shkon në Prishtinë, por Flori fluturon me Libertën. Instagrami zbulon lëvizjet – AlpeGossip
Elvana Gjata i shkon në Prishtinë, por Flori fluturon me Libertën. Instagrami zbulon lëvizjet

Elvana Gjata i shkon në Prishtinë, por Flori fluturon me Libertën. Instagrami zbulon lëvizjet

“Ku ka zë nuk është pa gjë”, thotë një shprehje e njohur e me sa duket zërat për një lidhje mes Flori Mumajesit dhe Liberta Spahiut nuk kanë qenë krejt të pabazë.

Së fundi prezantuesja e njohur dhe kantautori janë parë në të njëjtin vend dhe ai që I nxjerr zbuluar është instagrami.

Pikërisht tri ditë më parë në instagramin e saj Liberta Saphiu publikon një foto, në të cilën tregon se gjendet në Zvicër.

Në të njëjtën datë, në instgramin e 2ton shihet një foto e djemve të grupit dhe Flor Mumajesit, po në Zvicër. Të jetë kjo e gjitha vetëm një ratësi, apo të dy kanë fluturuar së bashku drejt Zvicrës?

Ndërkohë Elvana Gjata, vetëm një ditë më parë ka udhëtuar drejt Prishtinës, sikurse shkruan ajo vetë në instagram.

Teksa media rozë kanë aluduar ndoshta për një takim të mundshëm mes të dyve, duket se distancat mes dy ish-bashkëpunëtorëve të vjetër kanë mbetur të largëta./Opinion.al/