Nga “Jam nona” te “ehaaaa”! Shprehjet qesharake që u kthyen hit në internet (VIDEO) – AlpeGossip
Nga “Jam nona” te “ehaaaa”! Shprehjet qesharake që u kthyen hit në internet (VIDEO)

Nga “Jam nona” te “ehaaaa”! Shprehjet qesharake që u kthyen hit në internet (VIDEO)

Për t’u bërë një personazh i famshëm duhet shumë punë, njohje, akses në media dhe sigurisht talent.

Por ka mjaft personazhe të njohur që në një kohë interneti si kjo e sotmja, kanë fituar famë gabimisht falë shprehjeve tipike që sot i karakterizojnë.

Iconstyle.al sjell shprehjet më të famshme të figurave të njohura shqiptare që janë pikasur ose kanë folur në kohën dhe vendin e duhur.

Dikush ka pasur një hall, dikush ka qenë në emision, një tjetër po bënte muhabet në kafe, situata të tilla rastësore i kanë bërë të famshëm këto personazhe:

“Djali i ehaaaaa”
Djali nga Dibra u bë i famshëm nga halli pasi kishte mbetur në dëborë, me përgjigjen që i dha gazetares së “Fiks Fare”, që prej videos së bërë publike dhe virale më pas në rrjetet sociale. I bezdisur nga pyetja, ai e mbylli bisedën me një “ehaaaaa” me të cilën qeshim edhe sot e kësaj dite. Pas kësaj videoje ai nuk është dukur më, pavarësisht kërkesës së disa nga prezantuesve shqiptarë për ta pasur në studio dhe për ta intervistuar.

“Për një pllëm”
Tragjedia familjare e kësaj zonje u kthye në hit në internet për shkak të një pëllëmbe. Nusja ishte larguar nga shtëpia duke lënë bashkëshortin dhe djalin 6 vjeç, por arsyeja e largimit, e sqaruar me mjaft kërshëri nga vjehrra, na bëri të gjithëve të qeshnim me të madhe një vit më parë. Sipas zonjës, nusja ishte larguar nga shtëpia se kishte ngrënë VETËM një “pllëm”.

“Pijet okolike”
Kur kjo zonjë pyetet për shkaqet e dhunës ndaj gruas, del në përfundimin se fajin e kanë lokalet që shesin pije “okolike” dhe që shesin raki që burri të pijë dhe të rrahë gruan:

 

“Pushooo”
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 4 vjet, që nga maji i 2013-ës, batuta e famshme e Blendi Fevziut me Artan Lamen, mes një tensioni të pazakontë në “Opinion”, nuk është harruar nga publiku. Madje, “Pusho, pushooo” është kthyer në një shprehje të zakonshme, e cila përdoret shpesh në jetën e përditshme duke kujtuar gjithnjë temperamentin e Blendi Fevziut me shkop në dorë.

“Jam nonaaa”
Të gjithë vdesin pak të thonë për veten që “jam i pari”, apo “jam njësh”, por jo më shumë se taksisti i famshëm i Instagramit, që ka risjellë shprehjen më të famshme të momentit: “Jam nona”, ose “Kam terezi, s’kam terezi”. Video e tij është bërë meme dhe parodi në rrjetet sociale dhe nuk ka njeri që nuk e njeh.

#cmendina @mayayayko

A post shared by 528Hz Studio (@cmendina.tv) on

 

“O Dhurata si i thonë asaj”
Meqë jemi në ethet e Eurovizionit, vështirësia me anglishten e Eneda Tarifës gjatë konkurrimit në festivalin evropian, u kthye në hit në internet 2 vjet më parë. Pasi u përpoq për disa minuta të gjejë një fjalë, Eneda i kërkoi ndihmë shoqërueses (Dhuratës) në mes të intervistës.

 

“Neve vijmë nga Greqia”
Një vajzë që sapo kishte ardhur nga Greqia, u pyet për statusin e saj dhe faktin nëse i pëlqen të jetë në lidhje apo beqare. Dhe sigurisht vajza që nuk ia kishte idenë e përgjigjes që duhet të jepte, i tha që nuk e dinte se sapo kishte ardhur nga Greqia.

“Po u plake nuk je më i ri”
Nard Ndoka dhe shprehjet e tij filozofike pushtuan internetin para 3 vitesh. Çdo dalje e tij në Kuvend, intervista, konferenca shtypi, etj, mezi pritej pasi Nard Ndoka me siguri do ta thoshte një shprehje që do të bëhej hit.

“Po u plake nuk je më i ri”, Hola mi hombre, per favor mi hola” apo “me leje pa armë”, ishin vetëm disa nga shprehjet qesharake të politikanit, që u pasuan me qindra shprehje të tjera të krijuara nga shqiptarët, që i vendosnin autorësinë e Ndokës, si për shembull: “Kur pi shumë alkool, bëhesh tapë”; “Kujdes! Kur mbyll sytë, nuk shikon”.