KORONAVIRUSI/ Nëse në shtëpinë tuaj keni dikë mbi të 60-ve duhet të… – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Nëse në shtëpinë tuaj keni dikë mbi të 60-ve duhet të…

KORONAVIRUSI/ Nëse në shtëpinë tuaj keni dikë mbi të 60-ve duhet të…

Kemi dëgjuar shumë deri më tani të thuhet se të gjithë mund të infektohemi nga koronavirusi, por më serioze situata bëhet për personat mbi të 60-ve. Kjo do të thotë që masat parandaluese duhet të zbatohen me përpikmëri nga ne duke qenë se secili ka dikë shumë të afërt që i përket moshës më të rrezikuar. Ç’duhet të dini?

Pikë së pari, mos injoroni këshillën kryesore. Lani duart për më shumë se 20 sekonda dhe përgatituni për skenarin më të keq: përhapjen e gjerë të koronavirusit.Kjo do të thotë që mbani mjaftueshëm rezerva të gjërave të nevojshme që ju duhen në shtëpi, nëse vetë-izolimi do të zgjasë për pak kohë.

Kujto që shmangia e turmave të mbron ty dhe njerëzit e tjerë të familjes që janë në shtëpi. Tregohuni më vigjilentë se kurrë dhe bëni çfarëdo lloj aktiviteti të mundni nga shtëpia.

Përpiquni që edhe gjatë qëndrimit në shtëpi, të mos lejoni njerëz t’ju vijnë për vizitë gjatë kohës së vetë-karantinimit. Ti s’e di kurrë çfarë kontaktesh ka patur para se koronavirusi të përhapej në vendin tonë.Grupet e chat-it apo video call-et janë zgjidhja e duhur! Ruani distancën e sigurisë prej 1 metër edhe me pjestarët e familjes. Mos harroni! Nëse një nga anëtarët e familjes ndihet keq, mos u drejtoni në spital. Telefononi 127-ën dhe tregoni detajet e simptomave.