KORONAVIRUSI/ “Contagion”, filmi që në vitin 2011 “parashikoi” këtë epidemi – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ “Contagion”, filmi që në vitin 2011 “parashikoi” këtë epidemi

KORONAVIRUSI/ “Contagion”, filmi që në vitin 2011 “parashikoi” këtë epidemi

Ditët e shkuara në internet qarkulluan foto të disa librave që situatën e Koronavirusit dukeshin se e kishin parashikuar, ose të paktën i ishin afruar përshkrimit të një epidemie të ngjashme me të. Madje dhe Albana Osmani në librin që po shkuan ka një skenar të ngjashëm, pa përjashtuar dhe “The Simpsons” që në një episod të shumë viteve më parë tregonin për një grip që vinte nga Japonia dhe infektonte një pjesë të madhe të popullatës.

Megjithatë “parashikuesi” i vërtetë i Koronavirusit duket se është një film, më saktësisht prodhimi kinematografik i 2011-ës, “Contagion”. Me regji nga Steven Soderbergh dhe me aktorë proagonistë Marion Cotillard, Matt Damon, Laurence Fishburne, Jude Law dhe Gwyneth Paltrow, ky thriller ka një histori që duket njësoj sikur përshkruan atë që po ndodh tani në botë.

E përshkuar me pak fjalë, filmi flet për një grua të quajtur Beth Emhoff, e cila pasi kthehet nga Hong Kong në Minneapolis, pëson një krizë dhe humbet ndjenjat. Pasi bashkëshorti e dërgon në spital, ajo ndërron jetë dhe shkaku i vdekjes nuk bëhet i ditur. Me kthimin e tij në shtëpi, Mitch gjen dhe djalin e tij të pajetë dhe doktorët zbulojnë që ka pasur të njejtat simptoma, ndërkohë që ai vetë është imun nga sëmundja. Teksa rastet shtohen, ekspertët e shëndetësisë në SHBA kërkojnë të gjejnë origjinën e virusit, ndërkohë që dhe një prej studiuesve humbet jetën, gjë që fut Chicagon në karantinë. Fillojnë punimet për zbulimin e një vaksine dhe zbulohet që origjina e sëmundjes është nga lakuriqët e natës dhe derrkucët. Nga paniku që përfshin njerëzit, përfiton një doktor i cili shfaqet në Tv dhe lajmëron se është shëruar duke përdror një lloj ilaçi, ndërkohë që puna në laborator çon në prodhimin e një vaksine që ka vetëm efekt placebo. Për më shumë ndiqni trailer-in dhe shihni filmin për të parë si shkojnë ngjarjet:

Ngjashmëria është gati e frikshme… /News31.al