HABIT ME RRËFIMIN/ Getinjo: Tre herë kam qenë në burgjet e këtij shteti – AlpeGossip
HABIT ME RRËFIMIN/ Getinjo: Tre herë kam qenë në burgjet e këtij shteti

HABIT ME RRËFIMIN/ Getinjo: Tre herë kam qenë në burgjet e këtij shteti

Getoar Aliu, i njohur ndryshe me emrin e artit Getinjo, ka treguar së fundmi disa detaje mjaft interesante për fansat e tij. Ai ka bërë një postim në “Instastory”, ku i ka habitur të gjithë ndjekësit.

Reperi ka postuar një foto nga Budapesti, e bashkëngjitur me të ka rrëfyer një pjesë nga e kaluara e tij, ku shprehet se ai ka përfunduar në burgjet e këtij shteti tre here

Nga postimi i Getinjos, kjo besohet të ketë ndodhur në kohën kur shqiptarët tentonin të kalonin kufirin ilegalisht.

“Këtu ku shumë shqiptarë kanë përjetuar keqtrajtim, njëri prej tyre edhe unë. Sot vij e i rrahë me dokumente gojës. Jeta është interesante! Tre herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dalë në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm”, shprehet Getinjo.

Reperi shqiptar habit me rrëfimin e tij: Tre herë kam qenë

Ky i fundit nuk ka treguar detaje të tjera, se kur mund të ketë ndodhur ngjarja në fjalë, por sido që të jetë, ai duket i lumtur që tashmë gëzon dokumentacion të plotë të lëvizjes së lirë për në Hungari.