“BINJAKËT…”/ Donaldi zbulon promon e formatit me të ri, por Bora nuk rri pa i uruar suksese (VIDEO) – AlpeGossip
“BINJAKËT…”/ Donaldi zbulon promon e formatit me të ri, por Bora nuk rri pa i uruar suksese (VIDEO)

“BINJAKËT…”/ Donaldi zbulon promon e formatit me të ri, por Bora nuk rri pa i uruar suksese (VIDEO)

Me postimin e fundit në rrjetet sociale, vëllezërit Veshaj kanë zbuluar promon e formatit më të ri që do të sjellin shumë shpejt në ekran.

“Binjaket. Kjo eshte promo e pare e @binjaket_shoë . U munduam te benim nje promo te tipit “nuk keni pare asgje akoma” por nuk e realizuam dot. Shihemi se shpejti ne @vizionplustv ❤️😘#staytuned @romeoveshaj @saraci_kreshnik @tirigjoci @einxhel_shkira @marianakondiofficial”,ka shkruar Donaldi krah videos në llogarinë e tij, ku nuk ka munguar edhe komenti i Borës, e cila i ka uruar suksese.

Siç duket Zemani vazhdon të gëzojë një raport shumë të mirë me Donaldin dhe këtë e ka treguar dhe komenti poshtë videos.

Donaldi apo Romeo nuk kanë zbuluar ende një datë se kur do të shfaqen në ekran, por me siguri ndjekësit e tyre po i presin me padurim. Kujtojmë se në një intervistë për Revistën Who gjatë muajit gusht, Romeo pohoi se emisioni me të cilin do të riktheheshin do të ngjiste në skenë dhe një aktore shumë të njohur shqiptare, e cila lihet të kuptohet se do të jetë Mariana Kondi.

Me siguri treshja e artistëve do të dhurojë shumë të qeshura përpara ekranit për të gjithë teleshikuesit./