Këto janë këngët kur meshkujt e showbizit shqiptar u bënë bashkë, për të na prekur zemrat e për të na lënë “pa tekst” – AlpeGossip
Këto janë këngët kur meshkujt e showbizit shqiptar u bënë bashkë, për të na prekur zemrat e për të na lënë “pa tekst”

Këto janë këngët kur meshkujt e showbizit shqiptar u bënë bashkë, për të na prekur zemrat e për të na lënë “pa tekst”

Duke qenë se tregu muzikor shqiptar sa vjen e më tepër po pasurohet me emra dhe trende të reja, është bërë një garë shumë e fortë rezistence për të gjithë si pë rata që janë në nisje të karrierës së tyre, njësoj edhe për ata të cilët tashmë e kanë krijuar identitetin e tyre në publik dhe veçse po korrin sukseset e tyre.

Sot, në këtë artikull kemi vendosur të flasim specifikisht për djemtë këngëtarë të shoëbizit shqiptarë, shumica prej të cilëve janë shumë të talentuar ndaj dhe kanë aq shumë njerëz që i duan (të mos harrojmë se në botën që jetojmë, vajzat janë disi më të favorizuara në botën e show-biznesit duke qenë se i ndihmon shumë pamja e tyre dhe gjithë bëmat që shpesh shkaktojnë në këtë industri, që le ta pranojmë: është disi më e vështirë për meshkujt të kenë edhe talent të bëjnë edhe skupe për të qëndruar në vëmendjen e publikut).

Duke qenë se vetëm pak ditë më parë, Capital T dhe Majk kanë publikuar këngën e tyre “Pasha jetën” e cila po ecën me ritme mjaft të mira, kemi vendosur të kujtojmë edhe bashkëpunime të tjera “çunash” të cilat fillimisht u menduan të ishin ndryshe por kur u publikuan dolën jashtë çdo parashkimi.

Çfarë duam të themi me ndryshe? Po ja, nuk e kishim menduar kurrë se bashkëpunimi mes Capital T dhe Majk do të ishte i gjithi një dedikim dashurie, ama sa mirë bënë sepse na fituan zemrën!

Ledri Vula dhe Flori Mumajesi me këngën e tyre “Beautiful” 2 vite më parë, habitën gjithë publikun shqiptar (edhe pse jehona i tejkaloi të gjitha kufijtë) pasi jo vetëm realizuan një bashkëpunim “big”, një këngë shumë ritmike e fiksuese por gjithashtu prekën një kauzë të fortë. Kujtojmë se sa shumë fëmijë të sëmurë nga kanceri gjetën veten dhe shpërndarë këngën e Florit e Ledrit që dukej sikur u bë shkak për t’i motivuar e frymëzuar drejt një shprese që s’ka fund.

Ishte kantautori Flori Mumajesi i cili “goditi” në shenjë edhe në këngën e tij “Në shpirt” lançuar në qershor të vitit të kaluar, bashkëpunim me Elinel. Pritëm shpërthim, por në fakt erdhi një nga baladat më të ndjera të Mumajesit i cili i bashkoi produktit të tij edhe rep-in autentik të Elinel për ta bërë këngën aq moderne sa në fakt, nuk kishte pasur një rast të dytë në Shqipëri e Kosovë.

Një nga bashkëpunimet më “cool” të çunave të shoëbizit është dhe ai midis Mc Kreshas dhe Offchestra-s me këngën e tyre “Jena pa”. Që prej fillimit menduam se do ishte një bashkëpunim i zhurmshëm sepse gjithë ata djema në një klip: ç’mund të bënin tjetër? Por në fakt na doli të ishte një këngë shumë “chill” (siç e quajnë amerikanët), kuptohet çdo fjalë, ka fabul dhe është “old school” por ama çdo club e ka bërë pjesë të repertorit sepse bashkimi i Mc Kreshas dhe djemve të Offchestras rezultoi një super sukses dhe njerzit e pëlqyen shumë.

Genc Prelvukaj dhe Lyrcal Son gjithashtu sollën një bashkëpunim shumë të ndjerë në dhjetorin e 2016-ës, “A t’merr malli”. Djemtë mbajtën identitetet e tyre përkatëse në këtë bashkëpunim, por rezultoi të ishte një këngë me ritëm por njëkohësisht një baladë e ndjerë malli. Muzika ishte për të kërcyer, teksti ishte për të reflektuar,…në kompleks: një gjetje. Është gjithmonë bukur kur dy meshkuj bashkohen për t’i thurur vargje dashurisë e shfaqen më të ndjeshëm në sytë e publikut.

S’mund të lëmë jashtë kësaj liste dhe një nga këngët më të mira të momentit, bashkëpunimi midis Ylli Limanit dhe 2po2 me këngën “Dritat”: vargje të ndjera, tekst i pastër dhe që të depërton bashkuar me zërin karakteristik të Yllit që ndërthuret shumë mirë me potencën e 2po2. “Dritat” ka fituar zemrat e të gjithve dhe besojmë fort se një nga arsyet kryesore për këtë ka qenë pikërisht bashkëpunimi i djemve. A do të kishte të njëjtin sukses nëse dikush prej tyre do e kishte kënduar këtë këngë solo? Dyshojmë.

Pra morali i “fabulës”: Kur djemtë këngëtarë bëhen bashkë për t’i thurur vargje të ndjera dashurisë, suksesi është i garantuar. Jo vetëm shumë klikime në Youtube dhe përhapje në clube kanë këngët e renditura më sipër, por na kanë bërë të njohim dimensione të tjera të tyre, çka sigurisht na kanë afruar edhe më tepër me ta. /Blitz.al/