“KËTO S’KANË SHANS AS ME I PA NGA VITRINA”/ Olti Curri thumbon VIP-et që u pikëlluan nga vdekja e Karl Lagerfeld (FOTO) – AlpeGossip
“KËTO S’KANË SHANS AS ME I PA NGA VITRINA”/ Olti Curri thumbon VIP-et që u pikëlluan nga vdekja e Karl Lagerfeld (FOTO)

“KËTO S’KANË SHANS AS ME I PA NGA VITRINA”/ Olti Curri thumbon VIP-et që u pikëlluan nga vdekja e Karl Lagerfeld (FOTO)

Ditën e djeshme ndërroi jetë një prej stilistëve më të dashur në botë i cili ishte në luftë prej kohësh me një sëmundje të rëndë.

Karl Lagerfeld ishte ndër më të spikaturit në industrinë e modës dhe drejtor kreativ i markave të njohura botërisht “Chanel” dhe “Fendi”.

Prej kohësh ai nuk ishte prezent në eventet e rëndësishme dhe thashethemet për shëndetin e tij jo të mirë ishin përhapur prej kohësh.

Menjëher pas vdekjes, figura të famshme botërore shprehën pikëllimin e tyre ndaj kësaj ngjarjeje por ato nuk ishin të vetmet.

Edhe vajzat shqiptare treguan se ishin të prekura nga kjo ngjarje duke u shprehur përmes postimeve të shumta në Instagram.

Por opinionistii njohur Olti Curri, ashtu si gjithnjë i ka “thumbuar” ato duke u vënë në dukje një detaj që ndoshta e kishin harruar.

Veshje e markave “Chanel” e Fendi” nuk mund t’i përballojnë të gjithë, për shkak të çmimeve të tyre mjaft të kripura. Madje sipas tij, ato nuk e kanë mundësinë as të shkojnë përballë vitrinës së dyqaneve të këtyre markave e veç t’i vështrojnë e t’i admirojnë.

E me siguri, vipet as nuk e dinin se kush ishte ikona e modës Karl Lagerfeld, por tek e fundit Instagrami ua ka dhënë lirinë t1% gjithëve të shprehen.

Olti Curri

Uindi Haxhiaj

Afërdita Dreshaj

Kejvina Kthjella

Anxhelina Kotorri

Ilda Bejleri

Alketa Vejsiu

Keisi Medini

/AlpeNews.al