Të shtëna me armë në vendin po xhironte/ Reperi njohur largohet i tmerruar (FOTO) - AlpeGossip
Të shtëna me armë në vendin po xhironte/ Reperi njohur largohet i tmerruar (FOTO)

Të shtëna me armë në vendin po xhironte/ Reperi njohur largohet i tmerruar (FOTO)

Një breshëri armësh është dëgjuar në vendin ku reperët Kanye West dhe Takeshi po xhironin një video muzikore në lagjen më të famshme, në Beverly Hills.

Policia mori një telefonatë se ka pasur të shtëna në afërsi të pronës 80 milionë dollarëshe, të enjten në orën 10:25.

“TMZ” raporton se Tekashi dhe Kanye ishin brenda shtëpisë kur u dëgjuan të shtënat.

Nicki Minaj ishte planifikuar gjithashtu të ishte gjatë xhirimit të videos, por nuk kishte mbërritur ende në momentin kur ndodhi sulmi.

Ekipi i xhirimeve raportohet se ka dëgjuar 8 të shtëna dhe Kanye ka ikur menjëherë nga vendngjarja i frikësuar.

Askush nuk është lënduar nga të shtënat, por një plumb kishte kaluar nëpër një dritare gjumi.

Tekashi kishte marrë me qira ndërtesën për videon e tij të re muzikore me Kanye dhe Nicki Minaj.

Autoritetet do të shqyrtojnë kamerat e vëzhgimit ndërsa raportojnë se sulmi vjen menjëherë pas Tekashi pati një përleshje me armë në Nju Jork.

Reperi 22-vjeçar ishte duke festuar në një restorant në Manhattan muajin e kaluar, pasi ishte dënuar vetëm me 4 vjet shërbim prove, pasi kishte postuar videon e një vajze 13-vjeçare që kryente seks në një festë.