MESHKUJT ÇMENDESHIN PAS SAJ/ Aktorja e njohur italiane martohet me një femër (FOTO) – AlpeGossip
MESHKUJT ÇMENDESHIN PAS SAJ/ Aktorja e njohur italiane martohet me një femër (FOTO)

MESHKUJT ÇMENDESHIN PAS SAJ/ Aktorja e njohur italiane martohet me një femër (FOTO)

Aktorja italiane, Eva Grimaldi është bërë e njohur për publikun shqiptar vite më parë me rolet e ndryshme që ka luajtur në filmat italian të transmetuar në vendin tonë. Eva gjithmonë është cilësuar si një ndër femrat më të bukura italiane dhe dikur ka qenë e lidhur dhe me aktorin e famshëm, Gabriel Garko.

Megjithatë, prej 7 vitesh ajo ka bërë publike lidhjen e saj me të dashurën Imma Battaglia. Dy vajzat e njohura këtë të diel i kanë dhënë fund beqarisë në një martesë në Romë që ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Eva shkëlqente e veshur me një fustan rozë, ndërsa e dashura e saj Imma kishte zgjedhur të vishte një kostum ngjyrë blu. Shumë të ftuar VIP ishin të pranishëm në dasmë, duke filluar nga ish i dashuri i aktores, Gabriel Garko, prezantuesja Paola Perego, aktorja Nancy Brilli,  shoëgirl Elenoire Casalegn dhe këngëtarja Bianca Atzei.