Sulmi ndaj Feros “kthehet” në telenovelë! Pas arrestimit të djeshëm reperi dhe menaxheri i tij lirohen sërish – AlpeGossip
Sulmi ndaj Feros “kthehet” në telenovelë! Pas arrestimit të djeshëm reperi dhe menaxheri i tij lirohen sërish

Sulmi ndaj Feros “kthehet” në telenovelë! Pas arrestimit të djeshëm reperi dhe menaxheri i tij lirohen sërish

Ditëve të fundit sulmi ndaj Feros ka qenë kryefjala në të gjitha mediat. Ai është rrahur nga 4 persona në një qendër tregëtare, por hakmarrja e tij i ka kushtuar shumë.

Reperi, menaxheri Met Elshani si dhe truproja e tij janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia dhe pritej që të mbaheshin 48 orë në para burgim derisa të kryheshin procedurat. Vetëm pak më parë, Fero ka publikuar një foto me menaxherin dhe truprojën ku tregon se janë sërish të lirë.

“Sapo u liruam, Gang Gang”- shkruan Fero bashkangjitur me foton.

Pasi proçedurat kanë mbaruar ata janë të lirë, por nuk dihet ende nëse kjo histori do të vazhdojë më tej.