S’KANË FUND TELASHET/ Pasi u kap mat me të dashurën në Paris, arrestohet Chris Brown – AlpeGossip
S’KANË FUND TELASHET/ Pasi u kap mat me të dashurën në Paris, arrestohet Chris Brown

S’KANË FUND TELASHET/ Pasi u kap mat me të dashurën në Paris, arrestohet Chris Brown

Këngëtari i muzikës R & B Chris Brown është arrestuar në Paris, pasi është akuzuar për përdhunim.

Një vajzë 24-vjeçare thuhet se ka akuzuar këngëtarit për përdhunim mbrëmjen e 15 janarit në një hotel në kryeqytetin francez.

Dy zyrtarë të policisë thanë se Brown dhe dy të tjerë janë në paraburgim në Paris, pasi një grua paraqiti një ankesë për përdhunim.

Brown u arrestua të hënën dhe është ende në paraburgim, ndërkohë që policia është duke verifikuar akuzat.

Sipas një zyrtari të policisë, njëri prej presonave të tjerë të arrestuar thuhet se është truproja e Brown.

Revista franceze Closer raporton se ngjarja kishte ndodhur në hotelin Mandarin Oriental.

Vajza kishte thënë se ishte takuar me Brown në Le Crysal, një klub nate pranë Champs Elysee, dhe pastaj ishin kthyer në hotelin e tij me vajza të tjera dhe dy burra të tjerë.

Viktima tha se Brown e kishte ftuar atë në hotel dhe më pas e kishte sulmuar kur kishin mbetur vetëm.

Lajmi vjen pak orë pasi u zbulua e dashura e re e këngëtarit, Ammika Harris, me të cilën ai ishte fotografuar në Paris.