Ashtu siç e kishte lajmëruar Albërije Hadërgjonaj publikoi këngën e saj të re me titull “Leje leje” e cila vjen e shoqëruar me videoklip të realizuar nga produksioni MAX.
Muzika dhe teksti për këtë këngë janë punuar nga Kledi Bahiti në bashkëpunim me këngëtaren.
Përveç vajzave që e kanë mbështetur dhe publikuar këngën e saj në rrjete sociale ajo që na bëri përshtypje është se dhe Make-up artisti me famë botërore ka shpërndarë këngën e saj në rrjetin e tij social Instagram ku shkruan se:
“Albërije Hadergjonaj duke bërë atë që di të bëjë më mirë. Me këngën e saj më të re “Leje leje” . Nëna ime e dytë. Legjenda shqiptare”, shkruan Ariel në postimin e tij.
Ariel ka një marëdhënie shumë të mirë me vajzën e Albërijes, dhe mesa duket si çdo mama dhe Albërija është lidhur me shoqërinë e vajzës aq shumë saqë Arieli ta quaj nënën e tij të dytë./AlpeNews.al/