I JAPIN FUND “ARMIQËSISË”/ Pajtohen Noizy dhe Gold AG – AlpeGossip
I JAPIN FUND “ARMIQËSISË”/ Pajtohen Noizy dhe Gold AG

I JAPIN FUND “ARMIQËSISË”/ Pajtohen Noizy dhe Gold AG

Noizy dhe Gold AG duket se i kanë dhënë fund armiqësisë. Sot reperët janë pajtuar dhe ka qenë pikërisht Arian Agushi (Gold Ag) që e ka bërë të ditur këtë lajm.

 

Reperi ka ndarë një foto në rrjete sociale ku shihet krah për krah me Noizyn.

Nuk dihen nëse janë duke përgatitur një projekt muzikor mes tyre apo thjesht janë takuar për të sqaruar gjithçka me njëri-tjetrin.

Më herët, Goldi ka thënë se me Noizyn nuk është takuar prej një kohe të gjatë, ndërsa sherrin e bujshëm e ka konsideruar një budallallik.

“Nuk jemi takuar prej një kohe të gjatë. Inatin nuk ia kam, dhe nuk ia kam patur. Kemi patur një mosmarrëveshje, nga të dyja palët, edhe faji im edhe faji i tij”, ka thënë reperi.

Ndodhi dhe kjo: Pajtohen Noizy dhe Gold AG