Timo Flloko zbulon "SEKRETIN" e Vera Grabockës para se të bëhej regjisore: KA SHIJUAR... - AlpeGossip
Timo Flloko zbulon “SEKRETIN” e Vera Grabockës para se të bëhej regjisore: KA SHIJUAR…

Timo Flloko zbulon “SEKRETIN” e Vera Grabockës para se të bëhej regjisore: KA SHIJUAR…

Regjisores së njohur Vera Grabocka i pëlqen gjithmonë të rrijë në prapaskenë dhe kjo nuk është çudi më për askënd.
Suksesin, ajo e ka shijuar gjithmonë pas skene pa preferuar asnjëherë me zë meritën e saj. Por edhe këtë të fundit, gjithmonë e ndan me bashkëpunëtorët, madje ‘copat më të mëdha të tortës’ ua lë gjithmonë atyre.

Me natyrë jo më pak modeste është edhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur Timo Flloko, i cili, në të paktat raste kur i duhet të flasë publikisht, nuk harron asnjëherë të përmendë mbështetjen absolute të Verës.

“Kërcim në bosh”, libri më i ri me poezi i Timo Fllokos, ka një hapësirë të konsiderueshme edhe për Verën, për të cilën aktori ka një mori përshkrimesh, por nëse do të veçonte, “V-ja afron dy skaje në infinit” – thotë ai, por nuk mbetet vetëm me kaq.
Meqenëse libri ka edhe poezi kushtuar Verës, pyetja e natyrshme për aktorin ishte edhe ajo për V-në: “V-ja afron dy vija në një pikë dhe i çon ato në infinit. Këtë të infinitit do ta shtoj kur ta ribotoj librin (nëse do ta ribotoj). Vera i shijon poezitë e mia si fëmijë. E ka aftësitë ta dallojë menjëherë çfarë i pëlqen e çfarë jo. E thotë çfarë bën e çfarë nuk bën”, – tha Timo për bashkëshorten duke u ndalur sidomos te aftësia e saj për ta shijuar e interpretuar poezinë. Madje, edhe kur i lexon poezitë me zë të lartë.

Siç tha Timo, Vera ka studiuar aktrim, madje, kur ishte vetëm studente, ajo ka interpretuar në krah të të madhit Robert Ndrenika: “Vera fitoi premierën e “Shumë zhurmë për asgjë” pas konkursit me Edi Luarasin, një aktore e njohur, dhe Justina Aliajn. Dhe fitoi premierën… “ – tha Timo.
Por, megjithatë, shtoi ai, suksesi i saj do të binte në sy pak vite më vonë me regjinë, rrugë të cilën ajo nuk e braktisi më asnjëherë.