Nuk e dimë sa e mbani mend, por Mila Kunis ka patur një lidhje 8-vjeçare me Macaulay Culkin (nëse s’ju thotë gjë emri, është aktori që luan Kevin tek Home Alone). Ndonëse ka kaluar kohë e gjatë, e pyetur së fundmi çfarë ndodhi me ta, aktorja tregoi se fajtorja kryesore për ndarjen e tyre ishte ajo.
“Ishte kaq e gabuar ajo çfarë bëra unë. I prisha unë të gjitha. Unë e bëra. Mu desh kohë për të kuptuar çfarë doja, çfarë pëlqeja dhe cili ishte misioni im në këtë botë.”
Kunis, nuk tha me saktësi çfarë ndodhi mes të dyve, por pranoi se kur kthehet tani pas në kohë kupton sa e keqe ka qenë gjatë asaj kohe të jetës së saj.
Madje, edhe ndarjen prej aktorit e përshkroi si të tmerrshme.
“Isha një budallaqe në të 20-at e mia dhe jam e para që po e pranoj. Mu desh pak kohë për ta kuptuar dhe për ta pranuar që po, paskam qenë e keqe.”- tregoi ajo.
Gjithsesi, 8 vjet pas ndarjes, inatet janë zbutur dhe secili vazhdon jetën e tij. Ajo është e martuar me Ashton Kutcher ndërsa ai është në një lidhje me Brenda Song.