Gjatë këtyre ditëve, policia e Las Vegasit njoftoi se ishte shumë pranë arrestimit të një personi që akuzohej për vrasjen e Tupac Shakur. Por tani duket se kërkimet janë pezulluar pasi flitet se reperi i famshëm është ende gjallë.

Kjo gjë bazohet tek djali i themeluesit të Death Row Records, Maion ‘Suge’ Knight, i cili zbuloi se Shakur po jeton në Malajzi.

Në një postim në Instagram, ai publikoi një fotografi të Tupac me Beyonce, të shoqëruar me shkrimin: “Ai nuk na la kurrë.”

Kujtojmë se Tupac u vra pas disa gjuajtjeve me armë në Las Vegas në shtator të vitit 1996.