Young Zerka bashkëpunim me një nga këngëtarët më të dashur për shqiptarët – AlpeGossip
Young Zerka bashkëpunim me një nga këngëtarët më të dashur për shqiptarët

Young Zerka bashkëpunim me një nga këngëtarët më të dashur për shqiptarët

Young Zerka pritet të nisë një bashkëpunim së bashku me këngëtarin ndërkombëtar Faydee.
Ky i fundit është bërë shumë i njohur në Shqipëri me këngët e tij: “Can’t let go” apo “Laugh till you cry”.

Për “NRG Radio”, Young Zerka ka thënë se kënga me Faydee po regjistrohet në një studio në Bukuresht dhe producent i saj do të jetë DJ Moh Green. Kënga do të publikohet në fund të prillit dhe do të jetë shumë ritmike, sepse kuptohet mjaft mirë edhe nga titulli i saj “Belly Dancer”. Tani na ngelet vetëm të presim për të zbuluar disa detaje më shumë. Me siguri kjo këngë do të jetë një hit i vërtetë.