Quhet Flakka dhe është drogë që kushton më pak se një hamburger, por që ka bërë që një i droguar të hajë fytyrën e një të pastrehu, bëri një grua t’i heqë sytë nënës së saj … dhe, madje, një njeri të kryente marrëdhënie seksuale me një pemë.
Flakka, e quajtur ndryshe si “droga kanibal”, i lejon përdoruesit të nuhasin urinën e maceve. Ajo eshtë një substancë e re e prodhuar nga njeriu, e importuar nga Kina dhe që shkakton episode psikotike si mumje dhe sulme kanibaliste. Ekspertët thonë se kjo lloj droge po fillon të shkatërrojë Britaninë
Eksperti i drogës, Abbas Kanani, tha për “Sun Online” se: “Flakka duket të jetë duke fituar popullaritet në Britani të Madhe për shkak të çmimit të ulët, vetëm 2.30 paund. Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese.
“Në 2018 u raportuan 950 raste të përdoruesve që ishin në një gjendje mumjeje,” thotë ai.
“Bandat tani po përpiqen ta sjellin këtë produkt dhe ka pasur njoftime për një numër në rritje të përdoruesve të kësaj droge”.
Flakka, e cila duket si kripërat e banjës shtëpiake, mund të hahet, thithet, injektohet ose tymoset.
Ajo shkakton një gjendje të ngjashme me kokainën, por edhe mashtrime dhe paranojë.
Pas rritjes së përdorimit të një droge vdekjeprurëse, por të lirë, Krokodil, në Britani, The Sun Online hetoi efektet alarmuese të drogës së fundit që kërcënojnë Britaninë e Madhe …
Ka pasur disa raste të raportuara në Britani të Madhe gjatë disa muajve të fundit, dhe klipet e përdoruesve që në mënyrë të çuditshme kanë lëvizur gjymtyrët e tyre pas marrjes së drogës qarkullojnë në mediat sociale.
Në vitin 2016, një turist i zhveshur britanik u arrestua pasi vrapoi përmes San Antonio duke u sjellë në mënyrë agresive pas marrjes së flakka-s, ndërsa në shtator të vitit të kaluar, u publikua një video që tregonte të burgosurit që kafshonin kokën e një miu të gjallë. Ndërkohë që ka raste kur kjo drogë shkakton zemërim, aq sa një vajzë shkuli sytë e nënës së saj.